POLITIKE

Kurti për propozimin e heqjes së TVSH-së për naftën: Mungesë idesh, populli jeton edhe pas 3 muajsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij ka treguar për të gjitha masat që qeveria i ka marrë prej se ai është në krye të qeverisë, teksa foli edhe për propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së në produktet e naftës.

Sipas Kurtit, propozimi i opozitës për heqjen e TVSH-së është mungesë ideje dhe në përmbanë dy shifra të njëjta, numrin tre.

“Prandaj, ministri i Financave u detyrua t’i bëjë numrat edhe për ju dhe u tregoj se cka do të thotë ky numri 3. Kjo tregon se e keni të huaj vizionin dhe planifikimin. Populli s’jeton vec 3 muaj e as 6 muajve. Shumë shtete që kanë bërë këso ulje të TVSH-së apo akcizës, janë penduar kur ka kaluar ai afat”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se për 1 vit e 3 muaj prej se ai është në krye të qeverisë, janë ndihmuar kategori të ndryshme shoqërore me 520 milionë euro.

NË fjalën e tij, Kurti foli me numra ku tha se nga Pakoja e Ringjalljes ekonomike kanë përfituar 18 mijë lehona, 153 mijë e 527 fëmijë e mbështetja e masës shtesë me nga 100 euro për 50 mijë studentë

“Shpërndarja e shtesave për lehona e fëmijëve. Rreth 18 mijë lehona përfituese 170 euro. Lehona në Kosovë ka pasur edhe para se të vijmë ne, por s’janë ndihmuar kurrë. 18 mijë lehona i kemi ndihmuar me nga 170 euro, dhe gjithashtu 153 mijë e 527 fëmijë përfitues nga 20 euro nga 0-2 vjeç dhe nga 2 vjeç deri në 16 vjec nga 10 euro. Fëmijë ka pasur edhe para se të vijmë ne në pushtet”.

“Mbështetja me 1 mijë e 500 euro për ata që kanë humbur familjarin nga COVID-19 e kur familjari ishte staf shëndetësor i kemi ndihmuar me 10 mijë euro. Përfituan 3 mijë e 21 familje. Mbështetja me shumë të njëhershme prej 100 euro për të gjithë studentët ku rreth 70 mijë prej tyre kanë aplikuar ndërsa i kanë marrë deri tash 50 mijë prej tyre”,është shprehur Kurti në fjalën e tij.

Tutje, Kurti përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 250 euro dhe heqjen e tatimit në pagë prej 250 euro, ku tha se nga rritja e pagës do të përfitojnë rreth 200 mijë punëtorë dhe prej heqjes së shkallës së parë tatimore përfitojnë të gjithë punëtorët.

Më tej, kreu i ekzekutivit përmendi si sukses të qeverisë në këta 1 vit e 3 muaj edhe subvencionimin prej 10 për qind të kryegjësë për kreditë konsumuese ku përfitues sipas tij janë 5 mijë e 761 familje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago