Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar videot e publikuara nga Vetëvendosje, ku sulmohet edhe vetë ai.
Abdixhiku tha se VV po merret me të kaluarën, pasi sipas tij, “ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë”.
“Ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën. Propaganda është mjet i këtij pushteti dhe video të tilla janë mjete për manipulimin e gjendjes së tanishme dhe nevojës se domosdoshme për të prodhuar lajme të rreme”, tha ai në RTV Dukagjini.
“Kam vendosur të merrem me politikë për të ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Pra kam vendosur fillimisht t’i rris fëmijët e mi në Kosovë, atyre dhe fëmijëve të Kosovës t’iu jap një të ardhme që e meritojnë”.
Ai tha se nuk mund t’i thotë Kurtit “shërbëtor i Serbisë”.
“Kam parë deklarata që i thonë kundërshtarit tim politik, Albin Kurtit, shërbëtor i Serbisë. Unë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Unë besoj që është i paaftë për të qeverisur, i dëmshëm për vendin, polarizues. Por nuk mund t’i them bashkëpunëtorë i Serbisë. Por nuk pres që i njëjti të më quaj shkatërrues i shtetit kur kemi qeverisur bashkë”, ka thënë Abdixhiku.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…