Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka alarmuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta përjashtojë Kosovën edhe nga prezenca fizike në Veri.
Abdixhiku në Pressing të T7, këtë e ka shpjeguar duke thënë se çështja ka kaluar prej diplomacisë në siguri.
E kur flitet për sigurinë, Abdixhiku thotë se kjo çështje nuk e përfshin edhe Kosovën, por edhe akterët e tjerë.
Rrjedhimisht, Kosova mund të përjashtohet nga prezenca fiizke në Veri.
Për këtë pati kritika për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nga komunikimet me ndërmjetësuesit, nuk ka dakordim mes Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.
”Dy fjalë e përshkruajnë gjendjen aktuale, shqetësues dhe e paqartë. Prej komunikimit që kam pasur me ndërmjetësuesit nuk ka fare dakoordim mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo është ana e shqetësimit, sepse tani çështja kalon përtej diskutimeve që mund t’i kemi dialoguese”.
“Çështja tani kalon në elemente të sigurisë, dhe për siguri nuk është Kosova akter dhe siç ndodh nëpër botë mund të marrin vendime që janë përjashtuese ndaj Kosovës, nuk po flas për përjashtime programeve, por mund të marrin vendime që i japin siguri duke e përjashtuar Kosovën prej prezencën fizike në Veri”, ka thënë Abdixhiku.