Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ku u shpallen 8 kandidatura për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të tetorit.
Ajo që ra në sy tek kandidaturat është emërimi i Ekrem Hysenit për kryetar në komunën e Podujevës. Abdixhiku po ashtu tregon se vendim të degës dhe kryesisë së LDK*së, kompetencat e kryetarit të degës kanë kaluar tek Hyseni.
“Me vendim të kryesisë kandidati i ri i LDK-së për Podujevë është Ekrem Hyseni. Dhe kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha vendimet e degës në Podujevë. Vendimet e njëjta do të jenë në të gjitha komunat me qëllim të demokracisë së brendshme”, tha ai.
Abdixhiku ka shtuar se Veliu nuk ka kërkuar të jetë kandidat për kryetar të komunës.
“Kompetencat i kanë kaluar kandidat për kryetar të komunës. Nuk ka të bëjë me shkarkim por kalim të kompetencave. Agim Veliu nuk ka kërkuar të jetë kandidat për kryetar të komunës”, shtoi ai.
Tutje ai ka thënë se kanë filluar përgatitjet që LDK të kthehet pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet në nivel vendi.
“Jemi jashtezakonisht optimist. Kërkojmë rikthimin e madh. Kemi filluar herët. Katër muaj para zgjedhjeve dhe do të jemi të përgatitur”, shtoi ai.