POLITIKE

Pazari i armëve që Serbia bën me Rusinë, vjen paralajmërimi i fortë nga Amerika

Zyrtarja amerikane nga Pentagoni, Laura Cooper,  në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për tregtinë e armëve që Serbia e bën me Rusinë. Zyrtarja amerikane ka thënë se dihen qartë pasojat për ata që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia.

Cooper ka përmendur Ligjin CATSA që nënkupton kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve dhe thotë se një rregulli të tillë i përmbahen.

“Ne kemi pasoja të qarta për vendet në mbarë botën që duan të blejnë pajisje ushtarake ruse. Ky është ligji i CATSA – dmth kundërshtimi i kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve. Dhe ky është statuti që ne duhet t’i përmbahemi. Kjo nuk është përgjegjësi e Sekretariatit të Mbrojtjes, por e kolegëve të mi në Departamentin e Shtetit. Por tashmë ka pasoja shumë të qarta përsa i përket sanksioneve për blerjen e pajisjeve të rëndësishme ushtarake ruse. Pra, kjo është një fushë ku ne tashmë kemi një hartë të qartë rrugore”, ka thënë Cooper, e pyetur se cilat do të ishin pasojat nëse Serbia vendos të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago