Abramovich ngre padi kundër Këshillit të Evropës

Roman Abramovich ngriti padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg kundër Këshillit të Bashkimit Evropian për sanksionet e miratuara kundër tij pas pushtimit rus të Ukrainës. Kështu raporton “Tass”.

Padia e manjatit rus u regjistrua nga gjykata më 25 maj.

Më parë dy biznesmenë të tjerë, Mikhail Fridman dhe Petr Aven, kishin paraqitur padi të ngjashme në gjykatën evropiane.

Ruso-izraeliti ishte pre e sanksioneve të rënda edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata Mbretërore e ishullit Jersey i vendosi nën sekuestro asete me vlerë mbi 7 miliardë dollarë.

Në vëzhdën e sanksioneve të Qeverisë, Abramovich u detyrua të nxjerrë në shitje klubin e Chelsea-t, ndërsa të ardhurat nuk do të shkonin në xhepat e tij, por për Ukrainën.

Ditën e djeshme, Abramovich, shiti zyrtarisht klubin blu, i cili do të drejtohet nga amerikani, Todd Boehly dhe partnerët e tij.