Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi beson se vonesat për formimin e qeverisë janë për shkak se Albin Kurti po frikësohet ta marr postin e kryeministrit.
Në një status në Facebook, Abrashi ka mohuar raportimet në media se deputetët e LDK-së janë kundër koalicionit me VV-në.
Abrashi në një replikë që e ka bërë në një koment ka thënë se Kurti po frikëoshet që ta marr postin e kryeministrit.
“…personalisht ende besoj qe Albini po frikesohet te merr poziten e KM-se, e po ja len fajin LDK-se.” , ka thënë Abrashi