Qeveria e Haradinajt, ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara
Në marsin e vitit 2018, kryeministri Haradinaj, kishte ndarë 500 mijë euro për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
E këto mjete financiare u ndanë nga fondi rezervë.
Për këtë, fillimisht nuk ishte pajtuar, ministri i Financave, BedriHamza.
Por, këto nuk ishin mjetet e vetme që u derdhën nga ky fond.
Qeveria e Kosovës, vazhdoi të ndaj para nga fondi rezervë edhe në vitin 2019.
Nga afër 5 milionë euro, sa ishte shuma, ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri tani ka shpenzuar mbi 4 milionë e 600 mijë euro.
Aktualisht, në këtë fond janë afër 158 mijë euro.
Kështu së paku, bëhet e ditur në raportin nënmujor tëtë shpenzimeve.
E sipas Visar Rushitit nga Demokracia +, çdo qeveri ka shpenzuar para nga fondi rezervë.
Por, krahasuar me qeveritë me herët, prinë dukshëm ajo e Haradinajt.
Sipas Rushtit, për ndarje të mjeteve të tilla, edhe llogaridhënia e Qeverisë ka qenë e vogël.
“Ajo që ne nuk e kemi ditë saktësisht si shoqëri civile për çka saktësisht janë ndarë ato mjete, ka qenë më e vogël llogaridhënia e shpenzimit, dhe natyrisht ka lënë mundësinë për intereptim të keqpërdorimit”
Ndërkohë, njohësi i fushës së ekonomisë Naim Gashi, mënyrën e shpenzimit të këtij fondi e quan abuziv.
“Gjithmonë egziston rreziku, secili shtet secili zjarre, vërshime”
Shpenzimet nga Fondi Rezervë i shtetit nuk ishin kursyer as gjatë vitit 2018.
Raporti tregon se gjatë atij viti janë shpenzuar 7 milionë e 634 mijë e 926 euro.
Të pa shpenzuara nga ky fond kishin mbetur vetëm 222 mijë euro.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…