POLITIKE

Adem Zogjani dje u dërgua në Hagë, familja thotë se ka folur me të

Dje gjatë ditës, është bërë e ditur se Adem Zogjani, anëtar i AAK’së, është arrestuar dhe dërguar për në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur përmes Facebook’ut, djali i Zogjanit, Liridon Zogjani.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar dje ai.

Zogjani ka thënë se babai i tij është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.

Televizioni T7 ka kontaktuar sot me familjen e Zogjanit, për të parë nëse kanë informacione të reja për rastin.

Djali i Zogjanit, Astrit Zogjani ka thënë për T7 se kanë kontaktuar me prindin e tyre, e se iu ka thënë se së shpejti do të kthehet në Kosovë.

“Kemi folur me babain. Na ka thënë që është mirë dhe së shpejti do të kthehet në Kosovë”, ka thënë ai, derisa, ka bërë të ditur se nuk mund të flasë më shumë për rastin.

Adem Zogjani ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.

Megjithatë, Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago