Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën.
Në një intervistë për “Syri Tv”, Llalla tha se ambasadorja i kishte thënë se me arrestimin e Berishës do të realizohej integrimi i Shqipërisë në BE.
“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arrestoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arrestimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurd. “Për integrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në burg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh forcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë, më tha Vlahutin. Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kontaktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast hetimi. Për Berishën më kërkoi arrestim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”,-tha Llalla.
Përsa i përket SPAK, ai tha se ky institucion është nën ndikimin e ambasadës amerikane, pasi edhe në procesin ndaj tij në seancat gjyqësore shkonin përfaqësues të ambasadës.
“SPAK është nën ndikimin e ambasadës amerikane. Seancat e mia gjyqësore ndiqeshin nga përfaqësues të ambasadës. Gjyqtarja e mbante gjithmonë kontaktin e saj vizual nga një çift, nga të cilët dukej se merrte aprovimet”,-tha Llalla
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…