LAJME

Afera që çoi në Prokurori Speciale Ridvan Muharremin, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën

Tre arrestime u realizuar nga aksioni i sotëm i policisë së Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in.

Në dy lokacione të ndryshme por për arsyen e njëjtë.

Afera me rezervat shtetërore, çoi në Prokurorisë Speciale Ridvan Muharremin pronar i restorantit “Buk e zemër” dhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.
Që të tre dyshohet për dallavere me grurin dhe vajin që ishin destinuar për t’u mbledhur për rezerva të shtetit.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit, njeriut që në disa përgjime përmendet rreth sigurimit të rezervave shtetërore.

Përveç policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.

Bastisje pati edhe te Ministria e Tregtisë

Dy zyrtarë të MINT janë arrestuar në këtë aksion.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.

Krejt ky aksion vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe grurit.

Ku nisi bastisja?

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij. Bastisje u zhvulluan dhe po zhvillohen Akoma në MINT.

Sipas përgjimit të publikuar ditë më parë, Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Po ashtu një çështje tjetër ka të bëj me disa akuza të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit, për dëshmitarë katolikë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kurse Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje.

‘Pas publikimit dje në media, në tribunalin e Hagës – dhomat e specializuara dhe kërkesës së avokatit mbrojtës të z. Hashim Thacit, për tu ndriçuar rasti i dëshmitarëve të montuar, të cilat janë trillim dhe shpifjet e Ndue Gjinit dhënë në një intervistë në të cilën është njollosur emri im, ndjej të nevojës që ta njoftoj gjithë opinionin, se bëhët fjalë për shpifje të llojit më të rëndë dhe nivelit më të ulët njerëzorë, me prapavijë të përfitimeve, intrigave, shantazhimit dhe gjithçka tjetër të pandershme dhe jonjerëzore”, tha ai.

Ai thotë se nuk ka reaguar deri për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të shpjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit.

“Ato shpejtë do të ndriҫohen përmes procedurave ligjore, me bindjen se do të vërtetohet pastërtia ime morale, njerëzore të cilat me mund e sakrificë i kam ndërtuar dhe trashiguar nga të parët e mi, duke dhënë kontribut të pakursyer për të arritur deri te ҫlirimi i vendit. Kontributet e mia dhe të familjes time janë evidente, për kënd do që përpiqet ta vëjë në pyetje integritetin tim. Njoftoj opinionin se këto shpifje te turpshme do të ndriçohohen përmes rrugëve ligjore dhe gjithsesi do të gjykohen për shqetësimet që me janë shkaktuar mua dhe familjes time deri tani”, thuhet në reagimin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

3 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago