FOTO&VIDEO

Afrika po ndërton murin më të madh në botë: Ai është i gjelbër dhe një shpresë për të ardhmen

Për sa kohë që në Perëndim ne këmbëngulim të ndërtojmë mure nga çimento apo tela me gjemba , në Afrikë është duke u zhvilluar plani më ambicioz i të gjitha kohërave, një “mur” pemësh që kur të përfundojë do të jetë 8000 kilometra i gjatë dhe do të jetë çudia më e madhe natyrore në planet.

Muri do ta “ndajë” Afrikën horizontalisht në dysh, në lartësinë e Sahelit, rajoni subsaharian.

Projekti filloi në vitin 2007, por si ide ka filluar që nga vitet 1970. Sahel është një nga pjesët më të varfra të botës dhe varfëria ka arritur kulmin e saj kur ndryshimet klimatike e kanë transformuar peizazhin në një brez të gjerë të thatë toke.

Thatësirat e vazhdueshme, mungesa e ushqimit, konfliktet e pafundme të luftës dhe shpërngulja masive e banorëve në kërkim të një fati më të mirë, e kthyen zonën në një shkretëtirë, megjithëse nuk është kështu. Një zonë dikur plot me pasuri natyrore është kthyer në një ferr në tokë.

Ishte atëherë që komunitetet lokale, nga Senegali në perëndim deri në Xhibuti në lindje, vendosën të rezistonin. Ndërtimi i Murit të Gjelbër ka përparuar tashmë me 15%.

Fillimisht në projekt morën pjesë 11 vende, nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Bashkimit Afrikan dhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, por sot marrin pjesë më shumë se 20 vende nga e gjithë Afrika.

Çfarë është Muri i Madh i Gjelbër?

Pemët. Në thelb janë pemë, të cilat mbillen aty ku kanë qenë, por tani ka tokë të thatë.

Megjithatë, nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ripyllëzimi i rajonit premton shumë më tepër sesa ndryshimi i ngjyrës së tij në hartën gjeografike: në thelb, ai kërkon të jetë një zgjidhje alternative dhe e qëndrueshme për problemet që mundojnë jo vetëm kontinentin afrikan, por të gjithë planetin, ndryshimet klimatike, thatësira, shkretëtirëzimi, uria, konflikti dhe migrimi.

Kur të përfundojë, Muri i Gjelbër i Madh do të jetë struktura organike më e madhe në planet, tre herë më e madhe se madhësia e Barrierës së Madhe.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago