FOTO&VIDEO

Afrim Muqiqi “selam” Qeverisë: Vendet e rajonit po lejojnë organizimin e dasmave, t’i marrim shembull

Pandemia Covid-19 ka ndikuar negativisht në të gjithë botën, sidomos në ekonominë e vendeve të ndryshme, madje edhe atyre me ekonomi shumë të zhvilluar.

Edhe në Kosovë koronavirusi ka sjellë probleme të mëdha në ekonominë e vendit, e padyshim që i ka dëmtuar edhe këngëtarët e poashtu edhe gastronominë, hotelet e restoranet e ndryshme, e poashtu edhe sallat e dasmave, që zakonisht gjatë sezonit verorë janë tejet të frekuentuara, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin Afrim Muqiqi, duke e pyetur rreth situatës së krijuar, se si ka ndikuar pandemia në organizimin e dasmave e ahengjeve,  çfarë ka ndodhur me dasmat që janë planifikuar për vitin 2020 e shumë të tjera.

Afrim Muqiqi ka thënë se është e pakuptimtë që mos të mbahen dasmat, kur tanimë janë hapur restoranet, kafenetë dhe situata po shkon drejt normalizimit.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me gjithë dasmorët, janë të interesuar ti mbajnë dasmat, por ne po presim edhe për rekomandimet e IKSHPK-së, të shohim se çfarë po na rekomandojnë, por unë besoj se duhet ti marrim shembull edhe vendet e rajonit sepse Mali i Zi vetëm e ka shpallë të mbyllur pandeminë dhe po mbahen dasmat,  ka dasma në Shqipëri, në Serbi, kështuqë besoj që do të mbahen”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka pasë asnjë problem as me parapagimet që janë bërë për dasma, pasi që janë në pritje të mbajtjes së tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

19 orë ago