Mediat perëndimore dhe ekspertët i janë referuar si “njeriu i Rusisë në jug” të Sirisë dhe disa e shohin atë si kërcënim potencial për sundimtarin e ri të shtetit, Ahmed al-Sharaa.
Ai quhet Ahmed al-Awda dhe emri i tij pushtoi mediat që kur u rrëzua nga pushteti qeveria e ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, muajin e kaluar. Awda ka udhëhequr forcat rebele që kundërshtonin Assad-in në Dara, në jug të Sirisë, që në vitet e para të luftës civile, e cila nisi më 2011-ën, para se të ndryshonte aleanca dhe të bashkëpunonte me aleaten e Assad-it, Rusinë.
Teksa Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grup i shpallur organizatë “terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre nisën një ofensivë të shpejtë nga veriu kundër qeverisë së al-Assad/it më 27 nëntor 2024, Awda dhe luftëtarët që e mbështesin lëvizën drejt Damaskut nga jugu.
Ai është oportunist apo inteligjent dhe një lojtar pragmatik, varet nga perspektiva që e shikoni, u shpreh Robin Yassin-Kassab, bashkautor i librit me titullin: “Shtet në flakë: Sirianët në revolucion dhe luftë”.
Nuk ka detaje të qarta lidhur me fillimet e Awda-s. Duke cituar njerëz të afërt me të, mediat kanë thënë se në kohën para nisjes së luftës civile në Siri, ai u largua nga shteti dhe shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë e Sirisë.
Awda, i cili raportohet se nuk kishte përvojë ushtarake përveç shërbimit ushtarak, u kthye në Dara në vitin 2012. Më 2014-ën, ai iu bashkua Ushtrisë së Lirë Siriane, një koalicion i gjerë i forcave rebele që kundërshtonte Assad-in. Po ashtu, mori komandën e batalionit Shabaab Al-Sunna (Rinia e Sunitëve) dhe më pas mori kontrollin në vendlindjen e tij, Bosra në Dara.
Sipas njerëzve të afërt me të, pavarësisht bashkëpunimit me ta, ai asnjëherë nuk u afrua me grupet rebele islamiste sikurse Jabhat al-Nusra apo Fronti Nusra, që u themelua nga Sharaa, i cili në atë kohë njihej me nofkën guerile, Abu Muhammad al-Jolani. Awda asnjëherë publikisht nuk ka shprehur dëshirën për një sundim sipas Ligjit të Sheriatit.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…