FOTO&VIDEO

Ahmed Kalaja përfundon në polici, e denoncon pronarja e lokalit pas “komedisë me ezanin”: Jemi kërcënuar me jetë

Imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja është denoncuar në komisariatin nr. 2 nga pronarja e një lokali komedie në kryeqytet, raporton Balkanewb.

Gjithçka nisi në datën 15 gusht të këtij viti kur në këtë lokal ishte mbajtur një stand up komedi ku ironizohej ezani.

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër të besimtarëve myslimanë të cilët kanë shkuar jashtë ambienteve të lokalit duke kërkuar që ky biznes të kërkonte ndjesë për fyerjen e bërë ndaj fesë së tyre.

Po ashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër i identifikuar si Dashamir Kalaja i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.

News24 kontaktoi me imamin Ahmet Kalaja, i cili tha se nuk kishte dijeni për denoncimin, por kërkoi nga ana e policisë dhe prokurorisë të marrin masa për këtë biznes, i cili sipas tij nxit urrejtjen fetare dhe diskriminon fenë islame.

Në datën 15 gusht të këtij viti në lokalin në fjalë u mbajt një stand-up komedi. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte një djalë që me humor listonte këngët që nuk ishin të përshtatshme për të konkuruar në “Top Fest”. E para në listë ishte ezani dhe kaq mjaftoi për të hapur një sherr me muslimanët.

Imami Ahmed Kalaja publikoi videon me përmbajtjen në fjalë dhe kërkoi reagim nga institucionet.

Sot, në një shkrim të gjatë, Mustafa Nano kërkoi reagimin e kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi publikisht se djali që kishte bërë batutën me ezanin, ishte kërcënuar me jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago