Për herë të tretë është mbajtur në Prishtinë Parada e Krenarisë.
Këtë vit, Parada e Krenarisë është me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes fillon nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kryetrari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se çdo që është banor i republikës së Kosovës, askush nuk duhet t’ia mohojë askujt të drejtat e tyre bazike dhe themelore.
“Çdokush që është banor i republikës së Kosovës, askush nuk duhet i mohoj askujt të drejtat e tyre bazike dhe themelore, dhe po ashtu nuk ka të drejtë, sepse çdo kush është i lirë të jetoj i lirë në këtë vend”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se, ne duhet t’i luftojmë paragjykimet të jetojnë të lirë e pa frikë nga të tjerët.
“Sot parada është për të treguar se nuk mund të ketë stigmatizime të tilla, ne duhet t’i luftojmë paragjykimet, emërtimet, pra të gjithë qasjen negative që e kemi ndaj atyre që mund të jemi më ndryshme, prandaj sikur sot e gjithmonë do të jem në cilësinë e luftëtarit për të drejtat e tyre, pra për të drejtën bazike humane, që njeriu të jetoj i lirë e pa frikë nga të tjerët”, ka thënë Ahmeti.