POLITIKE

Ahmeti i kërkon Kurtit që mos të “heshtë” për shqetësimet e shqiptarëve në RMV

Para mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe partitë politike që mos të heshtin sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në RMV.

“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Ahmeti në një intervistë për Kosovapress.

“Tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka shtuar ai.

Tutje, kreu i BDI-së ka theksuar se në Maqedoni të Veriut zhvillimet politike nuk premtojnë ndonjë perspektivë të qëndrueshme.

“Kanë ardhur disa iniciativa për ndryshimin e Ligjit të gjuhës shqipe, që kjo iniciativë, ma kujton 1989 kur Millosheviçi suprimoi autonominë e Kosovës, që nuk është mirë as për komunitetin maqedonas dhe shqiptarët… sepse prekët substanca, palca e marrëveshjes paqësore të Ohrit me ndryshimet që pretendohet t’i bëjnë mbi ligjin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hequr përkatësia etnike, këto zhvillime janë shqetësuese për ne”, potencoi ai.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka reaguar fare pas pranimit të një letre që Ahmeti ia dërgoi atij, Kryeministrit të Shqipërisë, zyrtarëve të lartë evropianë dhe atyre amerikanë, në të cilën shpreh shqetësimet e tij në lidhje me veprimet e qeverisë së re maqedonase në raport me shqiptarët atje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago