SPORT

“Politika nuk ka vend në sport,” kryeministri rumun i reagon ashpër Albin Kurti

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, i ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që ky i fundit i bëri Kombëtares së Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

Kreu i Qeverisë kosovare shprehu mbështetje ndaj lojtarëve të Kombëtares për vendimin e tyre për të braktisur ndeshjen në “National Arena” pas akuzave për fyerje raciste, duke i ofruar mbështetje shtetërore për ngjarjen që ndodhi në Bukuresht.

Pas disa orësh, kryeministri rumun reagoi ndaj deklaratave të Kurtit, duke kritikuar përzierjen e politikës me sportin.

“Është plotësisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, duke përzierë politikën me sportin dhe duke pretenduar se do të përdorë presionin politiko-diplomatik për të na dënuar për ndodhinë me Kombëtaren e Kosovës,” deklaroi Ciolacu.

Ai shtoi se Albin Kurti po përpiqet kot të kthejë fajtorin në viktimë dhe se po kërkon të ushtrojë presion politik mbi strukturat evropiane të futbollit, në një përpjekje që ai e quajti iluzionare.

“Pavarësisht përpjekjeve të tij, realiteti nuk do të ndryshojë. Ai është duke shkuar në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport,” tha kryeministri rumun.

Për sa i përket incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes, Ciolacu theksoi se fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë, as publiku.

Ai shprehu se ndonëse e pranon që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, gjeti të papranueshëm gjestin që ata bënë në fund të ndeshjes, për të cilin, sipas tij, ata duhet të përballen me pasojat.

“Jam i sigurt se pasojat për këtë veprim do të vijnë,” përfundoi Ciolacu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago