POLITIKE

Ahmeti kërkon kryeministër shqiptar, Zaev ia tregon derën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e partisë ka përcaktuar synimin e radhës, që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministrin e parë shqiptar.

“Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!” Shkroi në rrijetin social fejsbuk Ali Ahmeti, kryetar BDI.

Partneri aktual i Ahmetit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev thotë se nëse BDI e ka këtë si kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, atëherë BDI nuk do të jetë fare pjesë e kabinetit, nëse Zaev është mandatar.

“Nëse LSDM fiton në zgjedhje, unë jam kandidati për Kryetar të Qeverisë dhe do të jem kryeministër që në mënyrë të barabartë do të luftoj për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjë që e kam dëshmuar në të gjitha politikat e mia gjatë viteve. Në përputhje me këtë, nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Zoran Zaev, kryetar LSDM.

Ndaj kërkesës së BDI-së për kryeministër shqiptar s’kanë munguar reagimet e opozitës shqiptare. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, partner parazgjedhor i LSDM-së, e ka quajtur ide populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenëve politik. Madje shkruan se shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut, por ai me siguri nuk do të jetë nga radhët e BDI-së derisa kjo parti nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin brenda saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

17 minuta ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

4 orë ago
  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

5 orë ago