Ahmeti: Prishtina është kapilari kryesor ekonomik i Kosovës, ndërprerja e plotë e punës shkakton pasoja të rënda ekonomike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar qytetarët se vendimin për karantinë e merr ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe se ministria e Tregtisë mori vendim për personat e lejuar për hyrje-dalje nga Prishtina sipas listës që e kanë dërguar tek policia.

Ahmeti tha se kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizim vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat e tjera.

Ahmeti poashtu tha se Prishtina është kapitali kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike.

Postimi i plotë:

Së pari një sqarim:

Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP. Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda teritorrit vlejnë rregullat e njejta si më parë.

Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të

komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe zë lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike.