Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, 3 viktima dhe 3 të plagosur

Tre persona humbën jetën në një aksident në Librazhd. Makina ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një makinë tjetër dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Burime nga policia për Euronews Albania thanë se brenda kanë qenë 5 persona. 2 personat e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9 në zonën e njohur si “Kthesa e Murrashit” në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.