Një aksident rrugor me plagosjen e një personi është regjistruar minuta më parë në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.
Mësohet se një automjet bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit shtetas nga Kosova.
Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Automjeti është përmbysur mbi trafik-ndarëse, po pa bllokuar lëvizjen e mjeteve. Policia në vendngjarje.
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.