Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, dy prej tyre vëllezër dhe 4 të tjerë të plagosur.
Aksident i katërfishtë ndodhi në Dibër.
Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore. Nga pamjet e para nga vendngjarja shihet se një nga makinat ka përfunduar përmbys në rrugë.
“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin policor./TCH