Aksidenti i rëndë në tunelin e Kalimashit, vdes një pasagjere dhe plagoson 4 persona të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit.

Deri më tani dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur.

Ngjarja pak minuta me parë brenda tunelit me drejtim Tiranën.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.” – bën me dije policia.