LAJME

14 vjet krime, kush është Erjon Llapushi që i rrethoi RENEA banesën! Nga vrasja e kamarierit në Elbasan, plagosja, kanosja te zhvatja e pasurisë

RENEA bastisi sot Pogradecin në një operacion ku u rrethua edhe shtëpia e të kërkuarit Erjon Llapushi.

Po cili është aktiviteti kriminal i Erjon Llapushit dhe si arriti ky personazh t’i shpëtonte ndëshkimit?

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.

Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht (lirohet) 

Në 29 maj të 2021, Erjon Llapushi është arrestuar nga policia, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Një vepër e tillë penale, pra ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve në këmbim të parave, dënohet deri në 3 deri në 7 vite burg. Teksa shumë persona sot janë në burg për këtë vepër penale masive vitet e fundit, Erjon Llapushi, çuditërisht ishte i lirë dhe nuk dihet se sa ditë burg ka bërë.

2019, Shtrëngim për dhënien e pasurisë (sërish i lirë)

Në vitin 2019, Erjon Llapushi, sa bashku me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private, e cila ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet e rrëmbyera, i ia kanë shitur një personi tjetër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor Erjon Llapushin  për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Dhe në vitin  2020, Llapushi rezulton në burg. Nuk dihet rrethanat se si Llapushi ka rritur të dalë nga qelia për një vepër penale që dënohet deri në 8 vite burg, ndërkohë që ka vijuar akvitetin kriminal.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Në njoftimin e policisë së majit 2021, kur Erjon Llapushi u arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ka një detaj. Në njoftim thuhet se Erjon Llapushi kishte kryer më parë edhe një krim tjetër, atë të plagosjes së rëndë me dashje. Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 13 vite më parë, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në kokë dhe një plagë në gjoks poshtë zemrës. Llapushi është dënuar për këtë vepër penale. Por ky dënim është një precedent që komprometon rëndë drejtësisë, e cila ka zbutur dënimin deri edhe ‘amnistuar’ Erjon Llapushin për krimet e mëvonshme.

Armëmbajtje pa leje

Me kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Erjon Llapushi ka kryer rrjedhimisht dhe automatikisht edhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Erjon Llapushi është dënuar edhe për këtë vepër penale, ku nga bashkimi i dënimeve, i janë lehtësuar pozitat.

1 maj 2007, tentativë për vrasje

Në CV-në kriminale të Erjon Llapushit është edhe një tentativë për vrasje, ndodhur në më 1 maj të vitit 2007. Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë më me armë zjarri Andi Sukollarin. Pas ngjarjes, Llapushi është shpallur në kërkim, arrestuar dhe më pas dënuar. Erjon Llapushi, pas kryerjes së dënimit për tentativën e vrasjes së Andi Sukollarit, ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago