Tashmë kanë dalë në dritë detaje të reja rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Fushë-Prezë të Shqipërisë, ku një veturë me të cilën po udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe të njëjtit kanë vdekur
Shoferi i betonierës, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ka treguar për policinë se makina e tij ishte ndalur në rrugë për shkak të mungesës së karburantit.
Ai ka pranuar se ka provuar dy herë të ndizte, por pas dështimit është larguar për të marrë naftë në një karburant afër.
Krrashi ka pranuar gjithashtu se ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës, duke e lënë atë të ekspozuar në rrugë pa asnjë sinjalizim.
Sipas ekspertizës së kryer nga autoritetet në Shqipëri, automjeti me të rinjtë udhëtonte me shpejtësi të madhe, rreth 140 km/h, një shpejtësi shumë e lartë për segmentin e rrugës ku ndodhi aksidenti. Ata sapo kishin mbërritur nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur vëllain e Enejd Laçit, Erildin, i cili ishte kthyer nga Gjermania.
Lidhur me hetimet, Policia e Shteti ka arrestuar shoferin e betonieres, dhe menaxherin e firmës së betonit, Danjel Koxha.
Ndërkaq, autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim pronarin e kompanisë, i cili dyshohet se ka lejuar funksionimin e makinave të firmës pa kryer kontrollin e nevojshëm teknik dhe sigurinë e kërkuar.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…