Zbardhet shkaku i aksidentit të ndodhur sot në Gramsh ku si pasojë e rrëzimit të një minibusi ndërroi jetë një person dhe u plagosën 9 të tjerë. ABC mëson se shkak është bërë numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar.
Burime bëjnë me dije nga grupi hetimor se të paktën 7 pasagjerë kanë qenë mbi kapacitetin e lejuar për furgonin që u aksidentua. Disa prej tyre kanë qenë të ulur me sediljeve me stola druri.
3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor.
Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter.