Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore.
Policia gjatë operacionit ka sekuestruar dokumentet e personave pa leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, për procedim të mëtejmë të rastit.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
“Plani Operativ Tetori- 2019 i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku jane kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, jane konfiskuar mjete te ndryshne arme te ftohta si dhe jane identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ata të punës dhe inspektorët e komunës së Mitrovicës, të cilët kanë shqiptuar fletëparaqitje për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollit.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…