LAJME

Aksioni i Policisë në Dukagjin, Policia jep detaje shtesë: U gjetën dokumente me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorisë dhe AKI-në zhvilloi një aksion ditën e djeshme në rrafshin e Dukagjinit, në mbylljen e strukturave paralele serbe që kanë operuar në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një video të postuar dje në Facebook, tha se Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

E Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e djeshëm të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Dukagjin.

Policia ka bërë me dije se në objektet në Videj të Klinës, Gorazhdec të Pejës dhe Osojan të Istogut, janë dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

Në Osojan është bërë mbyllja e objektit. Rasti po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve”.

“-Videj, Klinë  1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar.

-Gorazhdec, Pejë  1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

-Fsh. Osojan, Istog  02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

7 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

7 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

11 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

11 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

12 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

12 orë ago