Dje në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Pallatin e Rinisë. Dy persona janë ndalur si të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Për Insajderin e kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”.Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, tha ajo.
Siç raporton Sinjalim, personat e arrestuar janë Astrit Zogianin dhe Faton Rrustemin, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit të PSRK.
Zogiani dhe Rrustemi dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.
Tutje thuhet se në dosjen për këtë rast thuhet se Zogiani gjatë vitit 2022, nga llogaria e ndërmarrjes, duke shfrytëzuar pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv dhe drejtorit të Financave, ka transferuar në llogarinë e vet mbi 94 mijë euro.
Po ashtu, ai dyshohet se te i dyshuari tjetër Rrustemi, zyrtar në këtë ndërmarrje, i ka transferuar mbi 13 mijë euro kundërligjshëm.
Të njëjtat burime thonë se nga provat që janë siguruar dhe nga procesi i hetimit u zbulua se në total, ndërmarrjes i është shkaktuar dëm mbi 107 mijë euro.
Gjatë aksionit për arrestimin e tyre është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore, një armë zjarri me 10 fishek, si dhe dy telefona.
Nga Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë me dije se hetimet do të vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…