KRYESORE

Aksioni policor në Gjakovë: Tre inspektorë të arrestuar, morën ryshfet nga pronarët e disa bizneseve

Një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit që u zhvillua ndaj disa inspektorëve të ATK-së në Gjakovë. Cak ishin disa inspektorë që dyshohet se janë përfshirë në veprime të kundërligjshme, të cilët kanë përfunduar në prangat e Policisë.

Tre të arrestuarit, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.

Nga Policia e kanë konfirmuar se duke zbatuar masat hetimore, janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit pasuror, kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronarët e bizneseve në Komunën e Gjakovës.

“Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollit  janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:

  • para të gatshme 11600 Euro,
  • katër (4) telefona mobil
  • një ( 1 ) IPOD
  • një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë
  • një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë ” – njoftoi Policia.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago