Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, më i rëndësishmi në Gjermani, ka pezulluar përkohësisht mbërritjet dhe nisjet për shkak të protestës së një grupi aktivistësh që “pushtuan” pistat. Rreth 1400 fluturime ishin planifikuar dhe deri më tani ka pasur rreth 140 anulime dhe 50 devijime.
“Priten vonesa për pjesën tjetër të ditës”, kështu njoftoi aeroporti i Frankfurtit në një përditësim në rrjetet sociale. “Pasagjerët ftohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve në faqet e internetit të linjave ajrore përpara se të shkojnë në aeroport”, vazhdon njoftimi.
Sipas organizatës ambientaliste të klimës, Letzte Generation (Gjenerata e Fundit), gjashtë aktivistë arritën të hyjnë në aeroport duke depërtuar gardhet e duke çuar biçikleta dhe skateboard në pika të ndryshme të pistave. Në një foto të publikuar nga e njëjta organizatë ekologjike, shihet një aktivist i ulur në pistë me një tabelë ku shkruhej “Nafta vret!”. Letzte Generation po bën thirrje për t’i dhënë fund të gjitha lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030. Aktivistët e së njëjtës organizatë kishin kryer bastisje në aeroporte të ndryshme gjermane dhe gjithashtu në Heathrow, Angli.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…