Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar grupet e të drejtave të njeriut.
Bëhet e ditur se Manahel al-Otaibi u dënua në janar, por detajet e rastit dolën së fundmi si një përgjigje zyrtare nga Arabia Saudite ndaj kërkesës së Kombeve të Bashkuara.
Arabia Saudite pretendon se ajo është arrestuar për “vepra terroriste”.
Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se al-Otaibi është burgosur për shkak të veshjes së saj dhe postimeve në rrjete sociale.
Kjo pasi siç raportohet, zonja ka larguar rrobat që sipas saj janë “të pahijshme” dhe ka dalë jashtë pa një mantel të gjatë, shkruan skynews.
E ligji kundër terrorizmit i Arabisë Saudite sipas të cilit zonja është dënuar, është kritikuar nga Kombet e Bashkuara si mjet për të shtypur disidencën.
“Dënimi 11 vjeçar i Manahel është padrejtësi e tmerrshme dhe mizore”, tha Bissan Fakih, aktivist i Amnesty International për Arabinë Saudite.
“Me këtë vendim, autoritetet saudite kanë ekspozuar reformat e tyre të zbrazëta për të drejtat e grave dhe kanë demonstruar përkushtimin e tyre për të heshtur disidencën”, shtoi Fakih.
Mirëpo, këto akuza janë mohuar nga Arabia Saudite në një letër drejtuar OKB-së.
Ndryshe, al-Otaibi për herë të parë u arrestua më 16 nëntor të vitit 2022, kur edhe u transferua në një burg të grave në Riad.
Ajo përfundimisht u shpall fajtore për kryerjen e “veprave terroriste” më 9 janar të vitit 2024.
Me akuza të ngjashme përballet edhe motra e saj, Fawzia, por ajo u largua nga Arabia Saudite menjëherë pasi u thirr për t’u marrë në pyetje.
Edhe pse princi arab, Mohammed Bin Salman i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, premtoi reforma të gjera sociale e ekonomike, Arabia Saudite ende përballet me kufizime.