Miliarderi Elon Musk ka sulmuar këshilltarin e lartë të Donald Trump, Peter Navarro, duke e quajtur atë një “të marrë”.
Sipas mediave të huaja, kjo ishte një shenjë e çarjeve në administratën e Presidentit. Nga ana tjetër, në një intervistë me CNBC, Navarro tha se kur bëhej fjalë për tarifat dhe tregtinë, Musk ishte një “montues makinash” jo një “prodhues”.
“Musk dëshiron pjesë të huaja të lira, por ne i duam ato në shtëpi,” tha ai.
Komentet qartazi hynë ‘nën lëkurën’ e shefit ekzekutiv të Tesla, pasi këtë e treguan edhe replikat në rrjetin social ‘X’.
Më herët, Washington Post duke cituar dy burime, raportoi se Musk i kishte kërkuar drejtpërdrejt Trumpit të kthente mbrapsht tarifat e tij.
Kujtojmë se dje Musk ndau një video në rrjetin social ‘X’ në mbështetje të tregtisë së lirë, ç’ka ishte një tjetër shenjë e mosmarrëveshjes së tij me Presidentin
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…