POLITIKE

Akuza të rënda nga eksperti i ekonomisë: Nga Kosova po ikin njerëzit e dijës dhe intelektualët, po mbesin pakurrizorët

Eksperti i ekonomisë dhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka reaguar ndaj politikanëve në Kosovë, të cilët i ka akuzuar se nuk po punojnë në interes të Kosovës, por vetëm për në interes të pushtetit.

Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”, thotë se, pas kësaj situate emergjente që gjendemi për shkak të pandemisë, politikanët tanë duhet të bëjnë më tepër dhe jo vetëm të flasin.

“Politikanët duhet të jenë në interes të shtetit dhe jo të pushtetit dhe kolltuqeve, përmes të cilave shumë më tepër janë të angazhuar që të përfitojnë tenderë dhe pozita dhe jo të çajnë hallin qytetarit dhe me një qasje të tillë po e futin frikën në Kosovë dhe sëmundja e Kosovës sot është ankthi, çka nesër, si nesër dhe ku të vazhdojmë nesër”, thotë ai.

Sipas tij, duhet të kuptohet që sanimi ekonomik kërkon vërtet përkushtim dhe mobilizim.

“Për momentin, Kosovës i duhet 1 miliardë e 200 milionë e deri 1 miliardë e 400 milionë euro, dhe në këtë drejtim duhet që të unifikohen të gjitha forcat që kjo të realizohet. Përndryshe në qoftëse një shteti i shkatërrohet sektori privat ardhmërinë do ta ketë vërtetë mjaftë shqetësuese”, shton ai.

Ai tutje thekson se, nuk i bëhet nderë Kosovës nga ky vend i cili tentohet vetëm të ikët dhe jo për të qëndruar.

“Por çka është më e keqja, ikin intelektualët, njerëzit e dijes dhe mbesin vetëm ata që janë servil, të pakurrizor dhe shpëtimin e vetëm e gjejnë duke aderuar në parti politike të cilat i shfrytëzojnë për punësim dhe për favore të tjera. Prandaj është koha që sot të bëjmë diçka për Kosovën se kam frikë që nesër do të jetë vonë”, përfundon Safet Gërxhaliu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago