FOTO&VIDEO

Akuzonte shqiptarët, si u ‘zbërthye’ 32-vjeçari grek për vrasjen e gruas: Kujtonte se kishte kryer krimin perfekt, por…

E vërteta u vonua, por nuk mbeti pa u zbuluar. Babis Anagnostopoulos mundi që ta fshihte shumë mirë krimin që kishte kryer ndaj bashkëshortes për dhjetëra ditë me radhë, por në fund u “zbërthye” nga agjentët e policisë. Protothema shkruan se ai kaloi 8 orë në drejtorinë e policisë në Athinë.

Dhe në fund burri, i cili fillimisht na u shfaq si bashkëshort dhe baba i dashur e pastaj si viktimë e grabitësve shqiptarë, nuk mundi që ta fshehë më fytyrën e vërtetë. Ai pranoi se është vrasësi i gruas 20-vjeçare.

Protothema shkruan se Babis u dorëzua dhe tregoi gjithçka kur në ishullin ku po qëndronte, Alonissos, shkoi një helikopter i policisë greke. Deri në atë moment, ai ishte i sigurt se kishte kryer krimin perfekt, por teksa policët i afroheshin kuptoi se po i vinte fundi sajesës që kishte organizuar për 37 ditë, e ku vetes i kishte lënë rolin e protagonistit.

E teksa po ngjitej në katin e 11 të ndërtesës me ashensor për të shkuar tek zyra e Vrasjeve, ai e dinte se “përralla” që kishte shpikur nuk do të pinte më ujë. Kur hyri në dhomë e dinte se nuk do të fliste më si dëshmitar, por si një i akuzuar. Pas bisedës së parë me policët, me të cilët kishte krijuar një marrëdhënie besimi pasi kishin komunikim të përditshëm u ‘thye’ dhe i të gjitha. “E vrava. Do t’ju tregoj gjithçka në detaje”, mësohet të jetë shprehur dhe ka nisur të flasë duke kërkuar ndjesë.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer marrëdhënien e dashurisë me Caroline, e cila përfundoi në fund të vitit të kaluar me grindje të përditshme, me frikën se ajo do ta linte dhe se do t’i merrte fëmijën. Natën që ka ndodhur krimi, 32-vjeçari pretendon se ka humbur kontrollin pasi Caroline ka vënë fëmijën në krevat dhe i ka thënë që të largohej, duke i kërkuar divorcin.

Ai përshkroi çdo gjë në detaje, se si i mbylli gojën dhe i vuri jastëkun sipër derisa i mori frymën. Fillimisht, asaj i kanë rënë ndjenjat dhe më pas ka humbur jetën. E për të përforcuar idenë e një grabitjeje, Babis ka shkuar tek qeni dhe me duart e tij e ka mbytur. Pas kësaj shkoi dhe theu kartën e memories së kamerave të sigurisë dhe e hodhi në tualet. Më vonë bëri një rrëmujë në shtëpi për të dhënë idenë e një grabitje dhe tregoi se si lidhi veten.

“Filloi të fliste sepse kuptoi që kishim zbuluar çdo gjë. Nuk kishim nevojë t’i paraqisnim asnjë provë që kishim. Dukej sikur ai kishte nevojë ta nxirrte të gjithë të vërtetën që të qetësohej. Më pas uli kokën dhe ndaloi së foluri”, tha një oficer për Protothema.

Pritet që në një periudhë të shkurtër çështja ndaj tij të kalojë në gjykatë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago