POLITIKE

“Al Qaeda mund të rikthehet në Afganistan” – Një prej terroristëve më të kërkuar në botë mirëpritet si hero në Kabul

Khalil Haqqani, një prej terroristëve më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, ka drejtuar faljen e të premtes në Kabul, ku u prit nga mbështetsit e tij të zjarrtë.

Personi që merret me mbledhjen e fondeve për Talebanët, i cili ka lidhje edhe me Al Qaeda-n, është në listën e më të kërkuarve në Amerikë, me një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për këdo që ndihmon në kapjen e tij.

Tani, ai është një prej personave kyç që do të ndihmojë Talebanët të ngrenë qeverinë gjithpërfshirëse që kanë premtuar për Afganistanin.

Pas ceremonisë, imami Haqqani raportohet nga “The New York Times” t’i ketë thënë turmës: “Prioriteti ynë kryesor është siguria e Afganistanit. Nëse nuk ka siguri, nuk ka jetë. Sigurinë do të japim ne, më pas do të sjellim ekonominë, tregtinë, arsimin për burra dhe gra. Nuk do të ketë diskriminim”.

Haqqani është pjesë e rrjetit që mban emrin e tij dhe ka luajtur një rol vendimtar në ngritjen e Talebanëve në Afganistan. Grupi është themeluar nga komandanti i muxhahedinëve, Jalaluddin Haqqani, në vitet 1970 dhe dyshohet se ka ndihmuar Osama bin Laden të arratiset nga Afganistani në vitin 2001.

Khalil është vëllai i themeluesit të grupit që u transformua me kalimin e viteve në një rrjet të mirëfilltë terrorist. Ai është gjithashtu xhaxhai i numrit 2 të Talebanëve, Sirajuddin Haqqani.


Pavarësisht fjalëve të tij dhe premtimeve të Talebanëve, ekspertët e sigurisë mendojnë se Haqqani do të bëjë të mundur rikthimin e Al Qaeda-s në Afganistan, shkruan a2news.

Një zyrtar i shërbimeve inteligjente britanike i tha Zërit të Amerikës se rrjeti Haqqani dhe Al Qaeda kanë një histori të gjatë të përbashkët dhe janë të ndërthur me njëri-tjetrin. “Nuk është e lehtë të shkëputen këto lidhje”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago