FOTO&VIDEO

“Dhimbje, shumë dhimbje” – Arratisje nga Kabuli, CNN tregon rrugëtimin e mundimshëm për t’u futur në aeroport

Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit tregojnë për CNN se rreth 10 mijë persona i kanë kaluar kontrollet dhe janë gati të largohen nga vendi, por nuk kanë ku të shkojnë. Shefja e korrespondentëve ndërkombëtarë të CNN, Clarissa Ward, ishte një nga mijëra personat e ngecur në aeroportin e Kabulit në pritje për t’u larguar.

Pas tri javësh në Afganistan, i bashkohemi turmës në aeroportin e Kabulit, e vetmja pikë dalëse nga vendi.

Clarissa Ward: Këtu është bllokuar gjithçka… Ka shumë makina…

Qindra njerëz presin në vapë, me shpresën se do të largohen.

Clarissa Ward: Sapo arritëm të futemi në kompleksin e aeroportit dhe më duhet të them se atmosfera është shumë e nderë, grumbuj njerëzisht të dëshpëruar, fëmijë që ulërijnë dhe nëna me foshnja… Nuk do të ndodh shpesh të shohësh njerëz kaq të dëshpëruar.

Ata pak njerëz që arrijnë deri këtu janë të rraskapitur dhe të frikësuar, por janë më fatlumët.

Ia kanë dalë të kalojnë kontrollet e Talebanëve, rojeve afgane dhe më në fund janë futur në rrethimin e aeroportit. Por nuk mund t’i harrojnë ata që kanë lënë pas.

Gruaja: Ne po ikim, dhe jemi të lumtur për këtë. Por jemi zemërthyer për vendin tonë. Sidomos për ata që nuk mund të largohen, që kanë ngecur këtu. Jemi vërtet zemërthyer.

Clarissa Ward: Çfarë ndjen për të gjitha nënat me vajzat e tyre të vogla, që do të rriten nën sundimin e Talebanëve?

Gruaja: Dhimbje, shumë dhimbje

Clarissa Ward: Tani jemi në fund të një radhe shumë të gjatë. Sigurisht që prioriteti është largimi i fëmijëve dhe foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur. Por mendoj se do të qëndrojmë ca kohë këtu.

Qëndrojmë për orë të tëra nën diellin përvëlues, të gjithë kërkojnë një strehë ku të munden.

Durimit po i vjen fundi.

Është një proces tmerrësisht i ngadaltë, por më në fund na lejojnë të futemi.

Jemi në pistë, tashmë të sigurt, por kaosi vazhdon.

Djali: Kam 2 ditë që pres. Që dje, prej orës 3 të mëngjesit.

Clarissa Ward: Më trego si ishte situata teksa përpiqeshe të futeshe në aeroport.

Djali: Kishte shumë njerëz që përlesheshin me njëri-tjetrin për të çarë rrugën. Por në fund ia dolëm.

Clarissa Ward: Ne jemi disa prej më fatlumëve. Të tjerë, siç e dëgjuan, presin prej 2 ditësh. Ndërsa disa të tjerë kthehen mbrapsht sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Nuk ka diskutim që të gjithë po bëjnë më të mirën, por nuk është e qartë nëse kjo mjafton për t’i larguar të gjithë dhe nuk dihet sa do të duhet të presin akoma për të përfunduar këtë operacion masiv.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago