Shërbimi federal gjerman i inteligjencës (BND), në një raport të përbashkët me shërbimet holandeze të inteligjencës dhe ato ushtarake, ka akuzuar Rusinë për rritjen e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë, në shkelje të Konventës për Armët Kimike.
Sipas The Guardian, ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, ka deklaruar në lidhje me raportin se: “Armët po përdoren në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë”.
Ai tutje ka shtuar se, “kjo është një rrugë e papranueshme dhe tregon sërish brutalitetin me të cilin përballet Ukraina.”
Ndër të tjera Brekelmans ka thënë se “ulja e pragut për përdorimin e këtij lloji të armëve paraqet rrezik jo vetëm për Ukrainën, por edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botës,” duke shtuar se duhen më shumë sanksione, izolim të Rusisë dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.
Sipas të dhënave të përfshira në raport, të bazuara në regjistrimet e palës ukrainase, bëhet e ditur se “Rusia ka kryer më shumë se 9,000 sulme me armë kimike ndaj trupave ukrainase që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022”, me të paktën tre viktima të konfirmuara si pasojë direkte e ekspozimit ndaj agjentëve kimikë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…