Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm në Lozhan të Maliqit jetonte vetëm me nënën e tij.
43-vjeçari Violand Braçellari jetonte në pyll, pranë stanit. Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh, shkruan A2.
Dyshohet se autori fshihte edhe arsenal armësh në stan dhe qëndronte gjithmonë i armatosur.
Prej terrenit të vështirë ku fshihej ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s, pasi për të shkuar të stani ku fshihej duhet të ecësh 40 minuta në këmbë.
Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, që asnjë njeri të mos afrohej pranë stanit dhe kur ka shkuar policia për ta arrestuar edhe më parë, ikte e fshihej në pyll në terren të vështirë, aty ku kishte krijuar edhe vende për t’u fshehur.
Stani do i prishej pasi aty do kalonte rruga dhe i kishin dërguar letër për ta prishur.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq këtë të enjte, 4 qershor, ku gjatë…