Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur.
Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në kryeqytetin e Polonisë të mërkurën.
Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.
Një deklaratë nga zyra e marrëdhënieve publike të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën në Wiesbaden, Gjermani, tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar në atë kohë.
Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.
Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.
Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës ndërsa policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim.
Transmetuesi publik lituanez LRT raportoi se katër ushtarë amerikanë dhe një automjet u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin e stërvitjes General Silvestras Žukauskas në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 km (6 milje) nga kufiri me Bjellorusinë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…