Fonacioni gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore ka bërë një hulumtim sipas së cilës, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.
Sipas këtij hulumtimi 26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.
Siipas përqindjeve të përgjithshme, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në nivelin total për të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.
Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.