POLITIKE

Albin Kurti: Dialogu me Serbinë kalon nga Brukseli, taksa 100% do zevendësohet me reciprocitet

Me marrjen e qeverisë, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti do të ndryshojë taksën 100 % me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Në një prononcim për gazetarët në samitin për paqen në Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë, Albin Kurti parashikoi fillimin e dialogut me Serbinë para zgjedhjeve në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kurti nënvizoi se dialogu me Serbinë nis nga dialogu me Brukselin dhe hapi i parë është takimi me pasardhësin e Mogherinit, ministri aktual të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontes.

Kur do nisin bisedimet me Serbinë?

Albin Kurti: Periudha konkrete për fillmin e bisedimeve nuk mund të caktohet tash pasi kemi nevojë për një dialog me Brukselin për dialog me Beogradin. Duhet ta përgatitemi mirë për dialogun. Pres të takohem me pasardhësin e Mogherinit, Borell në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë.

Për marrëveshjen me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia sesa Kosova. Nuk është kruyeministri për shkëmbim territorial. Ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë, dhe dialogun e ardhshmë me Serbinë do e udhëheq unë si kryeministër i Kosovës.

Së pari kemi dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. unë mund të parashikoj që ky dialog do të nisë para zgjedhjeve në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm, por nuk mund të prisni marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Ne vendosim substancën, përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën duhet të ndryshojë Serbia si shumë prioritare. Tarifa 100% me qeverinë e re zëvendësohet me reciprocitetin e plotë politik ekonomik dhe tregtar me Serbinë.”

Koalicioni qeverisës? Sa ka përafrim me LDK?

Albin Kurti: Ne kemi ekipet tona punuese që për fusha të caktuara po harmonizojnë programet. Edhe ekipet tona po bisedojnë për ndarjen e përgjegjësive dhe ministrave.

Ju uroj zoti Rama për fitoren?

Albin Kurti: Në zgjedhjet në Kosovë Vetëvendosja ka dalë e para. Në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 presim që presidenti i Kosovës psa certifikimit të rezultateve të më japë mandatin mua, që në fund të bëjë dhe ai një punë të hajrit dhe unë të formoj koalicionin e ri qeverisës për 15 ditë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago