KRYESORE

Albin Kurti: Do të heqim taksën sa më shpejt, reciprocitet me Serbinë. Listës Serbe s’ia kemi nevojën

Albin Kurti, në një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo ka folur për planet e Qeverisë Kurti.

Me marrjen e drejtimit të qeverisë, Albin Kurti u shpreh se do të ndryshojë taksën 100 % të produkteve serbe në Kosovë, me reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar. “Tarifa 100% zëvendësohet me reciprocitet. Nuk e di kur por qeveria jonë do të jetë e përbërë nga Vetëvendosje dhe LDK-ja, ne do të vendosim dhe kur do ta vendosim do ta heqim, do të përpiqemi sa më shpejt” theksoi ai.

Albin Kurti u shpreh se serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi kundër Prishtinës. Ai tha se partisë Lista Serbe nuk ia ka nevojën për koalicion, por do të gjejë një mënyrë për përfshirjen në qeveri si obligim kushtetues.

“Ata (serbët në Kosovë) nuk i duan as në Serbi, më shumë i përdor Beogradi të mos ecë Kosova përpara. Kur kam qenë në burg, serbët e Kosovës i merrnin si gardianë dhe i quanin shkiptari, term pezhorativ. Serbët e Kosovës Beogradi nuk i do dhe është në panik. Ata në kohën e Thacit mbajtën referendum, dhanë dorëheqje shkuan në zgjedhje, prapë vijnë në takime. Ata e dinë se në Serbi mund të shkosh nëse ke një shtëpi rezervë, por në të kundërt jo.

Unë besoj se edhe Lista Serbe është e shantazhuar nga Vucic, e vranë Oliver Ivanovicin. Duhet të kem marrëveshje me LDK-në dhe 10 deputetët e pakicave jo serbe dhe në fund do të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën por për koalicion politik nuk ua kemi nevojën. Ne nuk do të na varet qeveria nga Lista Serbe, por obligim kushtetues do ta gjejmë” tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago