Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të padiskutueshme.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët ia kanë besuar Vetëvendosjes mandatin e ri. Ai ka thënë se “do të kujdesen që të ruhet çdo votë”.
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kur janë numëruar votat e rregullta në 99.57 % të vendvotimeve kryeson Vetëvendosje me 40.86 për qind pasuar nga PDK-ja me 22.04 për qind.
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë…
Një sulm vetëvrasës me dron ukrainas që synonte Moskën ka detyruar mbylljen e dy aeroporteve…
NASA dhe Pentagoni po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një alternativë ndaj SpaceX të…
Ndryshe nga mediat serbe, të cilat e quajtën ndeshjen e Tiranës sikur kishin përjetuar një…
Një përplasje e fortë mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk po shkakton…
Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…