Albin Kurti i relaksuar përballë SHIK-ut dhe ish PAN-isteve

I relaksuar, i qetë dhe tejet i buzëqeshur është parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot gjatë seancës se Kuvendit të Kosovës. Pas vendimit për heqjen e pjsëritshme të taksës dhe seancës se jashtëzakonshme për taksën Kurti ka pasur përplasje kryesisht më deputetët të partive opozitare por kjo nuk ia ka “zbehur” aspak fytyrën kryeministrit duke vazhduar të duket i buzëqeshur.

Derisa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli posa doli në foltoren e Kuvendit filloi akuza shumë të rënda. Këto në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Veseli e quajti të rrezikshëm për Kosovën kryeministrin e ri, për shkak të qëndrimeve siç tha ai të së kaluarës.

Por, këto nuk i bën përshtypje aspak Albin Kurtit. Kjo pasi derisa Veseli e akuzonte me fjalët më të rënda, Kurti, mbrapa tij shihej teksa qeshej sa mundte me deklarimet e ish-kryetarit të Kuvendit.

Pas përplasjeve dhe kritikave të vazhdueshme ndërmjet kryeministrit dhe krerëve e deputetëve të opozitës, Kurti për asnjë moment të vetëm nuk kishte ndërruar qëndrim dhe vazhdimisht ishte i parë shumë komod dhe i relaksuar.

Edhe gjatë kohës kur Bekim Haxhiu (Kamishi) ka folur më një zë të lartë e mjaft kritik ndaj kryeministrit, ky i fundit ishte parë i njëjtë si gjatë gjithë kohës.

Ani pse Kamishi kishte thënë se kryeministri Kurti do të rrënojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, por për ketë  Albin Kurti pati kundërpërgjigje:

“Ne konsiderojmë që SHBA janë aleatë dhe partner i pazëvendësueshëm. Aq të thella dhe të fuqishme janë rrënjët tona me SHBA-të, sa që s’mund të ekzistojë asnjë kryeministëer që mund t’i rrënojë këto raporte”.