Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të dëshironte që Vjosa Osmanin ta kishte krahë të djathtë në Vetëvendosje.
Ai ka dhënë vlerësimet më të mëdha për Osmanin, ndërsa ka kritikuar LDK-në, për siç tha goditjet që po ia jep.
Kurti tha në TV SYRI se këto goditje që LDK po ia bëb Osmanit po i kushtojnë, sepse tani sipas sondazhe është e treta, kurse PDK ia ka rrëmbyer vendin e dytë.
“Ajo është kryetare e Kuvendit. Unë kurrë nuk do të isha dakord që Glauku si kryetar i Kuvendit t’ia lironte vendin e kryekuvendarit dikujt përveç Vjosa Osmanit. Kjo nuk do të vinte në shprehje për Kujtim Shalën, por për Osmanin situata është ndryshe, sepse ajo në vitin 2017, kur LDK doli e treta me Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën, e mori dhe e ngriti LDK-në, dhe gati e bëri të parën, për pak vota ngeli pas VV-së. Dhe tash LDK me goditjet që po ia bën Vjoses, ka dalë e treta, PDK është e dyta, kurse ne jemi të parë parë me 52.5 për qind. PDK po e kalon praktikisht LDK, pasi LDK e ka shpallë Vjosa Osmanin, armikun kryesorë”, tha Kurtit.
Ai shtoi më tej se për Osmanin ka veç vlerësim të larte e lavdërime për punen e saj dhe bashkëpunimin me të.