Nuk do të ketë demarkacion me Serbinë dhe demarkacioni as që do të jetë një temë në negociatat e ardhshme nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Albin Kurti, njeriu që pret të qeverisë Kosovën si kryeministër, gjatë një interviste për Al Jazeera Ballkan.
Ai përsëriti që sapo të zgjidhej në Kuvend, do të merrte rolin e negociatorit kryesor të Kosovës nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Kosova është njohur nga njëqind vende brenda kufijve të saj ekzistues dhe nuk shoh asnjë arsye për të negociuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi kanë negociuar vitet e fundit si sikur Sllobodan Milosheviçi me Franjo Tugjmanin në lidhje me Bosnjën dhe, duke tentuar të vizatonin kufij të rinj, ata ndanë vendin dhe çmimin e paguan boshnjakët, ashtu si shqiptarët e Kosovës do të paguanin çmimin e ndryshimit të kufijve”, tha Kurti.
Ndërsa i pyetur se cili do të ishte qëndrimi i tij ndaj taksës së vendosura nga qeveria e mëparshme e Ramush Haradinaj ndaj Serbisë dhe Bosnjes, Albin Kurti u përgjigj se nuk do t’i trajtojë të dy vendet në të njëjtën mënyrë.
“Unë kurrë nuk do t’i vendos Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Do të kërkojmë reciprocitet nga Serbia … por Sarajeva nuk është e njëjtë për ne si Beogradi. Më thanë që nga 52 kompani nga Bosnja që eksportonin mallrat e tyre në Kosovë, 47 ishin boshnjake dhe vetëm pesë ishin nga Republika Srpska. Ne e dimë se çfarë është Republika Srpska, e dimë se vitin tjetër është 25-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës. Bosnja, si Kosova, është sulmuar nga i njëjti agresor, shteti i Serbisë. Unë nuk po flas për popullin serb, por për regjimin kriminal të Millosheviçit”, tha fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…