Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë për të qeverisur vendin thotë se nuk kanë ndryshuar as qëllimet dhe as parimet e tij por strategjia.
I ftuar në “Real Story” në News24, Albin Kurti iu përgjigjet kritikëve se ka ndryshuar qëndrim nga ai që kishte në opozitë ku shfaqej më radikal. Ai thotë se nuk mund të jetë njësoj si në protestë si në karrigen e kryeministrit por se nuk kanë ndryshuar parimet dhe qëllimet e tij. Kurti guxon dhe thotë se Kosova ka nevojë për një Kushtetutë në të avancuar por se do respektojë Kushtetutshmërinë.
“Kur u shpall pavarësia natyrisht doja të theksoja atë që ka mbetur e parealizuar. Kur kam parë planin e Ahtisarit që favorizonte serbët se ashtu kërkonte Beogradi dhe që insistonte që pavarësia e Kosovës të ishte më e madhe nga Shqipëria se sa nga Kosova diskursi im ka qenë radikal për atë kohë”, tha ai.
Sa i përket mbajtjes së flamurit kombëtar shqiptar, Albin Kurti tha se në zyrën e kryeministrit do vazhdojë të qëndrojë edhe flamuri i Kosovës.
“Ndryshimi më i madh do të jetë që nga opozita do jemi në qeveri. Flamurin shqiptar e kam pasur gjithmonë në zyrë. Flamurin e Kosovës do ta gjej në zyrën e kryeministrit dhe do ta lë aty. Unë jam për një kushtetutë më të avancuar të Kosovës por ndërkohë do respektoj kushtetutshmërinë në dallim nga ata që e kanë shkelur kushtetutshmërinë.
Koncepti, qëllimet dhe parimet nuk kanë ndryshuar, strategjia po. Unë vazhdoj të jem me të njëjtat parime, qëllime. Nuk mund të jesh i njëjti si në protestë si në ulësen e kryeministrit”, u shpreh ai.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…