POLITIKE

Albulena Haxhiu i kundërpërgjigjet ashpër Hashim Thaçit, ia përmend të gjitha ‘skandalet’ e bëra në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit mbrëmë i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila shpërndau një citat që sipas saj e ka thënë një analist serb se Albin Kurti ‘nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

Thaçi iu drejtua deputetes me pyetjen se ‘çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?’, duke mos ia përmendur emrin.

Thaçi u shpreh se është krenar që ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj, “kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së”.

Ndërsa, Haxhiu në një shkrim në Facebook, thotë se deputetja Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, dhe se vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb.

Ajo mes tjerash i ka përmendur kreut të vendit se vet ai e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën Haxhiu thotë se nuk e kanë votuar, dhe se ky dhe partia e tij e kanë sjellë edhe Zajednicën.

Ja shkrimi i tij:

Znj. Kollçaku është një mjeke e njohur nga Peja, vjen nga një familje e nderuar, e cila gjatë luftës ka pësuar nga regjimi serb. Duhet të ndalet abuzimi me imazhin e një njeriu të ndershëm, e me kontribut qytetar e politik.

Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar. Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit.

I nderuar president, juve duhet të kërkoni falje. Dhe është koha të punojmë për koordinim të qëndrimeve kombëtare, e jo për të mbjellë përçarje.

Kryeministri Kurti ka kërkuar koordinim. Është momenti që të tregoni se nuk dini të bëni vetëm përçarje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago